• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FIFA publikon nominimet për Çmimin “The Best” 2025, këta janë kandidatët:

07/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA ka zbuluar listën e kandidatëve për shpërblimin prestigjioz “The Best” për vitin 2025, duke njoftuar garuesit për çmimet më të mira në kategoritë e lojtarëve, trajnerëve dhe portierëve për të dyja konkurrencat, atë të meshkujve dhe femrave.

Në konkurrencën për titullin “Lojtari i Vitit”, janë të nominuar 11 lojtarë të cilët ishin më të dalluarit e vitit, përfshirë Ousmane Dembélén që e fitoi “Topin e Artë”. Krahas tij për çmimin e më të mirit janë edhe Mbappé, ndërsa nga Spanja janë dy talentet e ri, Pedri dhe Lamine Yamal. Anglia ka dy kandidatë, Harry Kane dhe Cole Palmer, ndërsa Portugalija është përfaqësuar nga Nuno Mendes dhe Vitinha. Maroku ka gjithashtu një përfaqësues, Achraf Hakimi, ndërsa Brazili ka Raphinhan. Në këtë listë, gjithashtu është edhe egjiptiani Mohamed Salah, një nga lojtarët më të njohur dhe më të suksesshëm të viteve të fundit.

Për çmimin “Trajneri i Vitit” garojnë emra të njohur të futbollit si Javier Aguirre, Mikel Arteta, Luis Enrique, Hansi Flick, Enzo Maresca, Roberto Martínez dhe Arne Slot.

Po ashtu, do të shpallen edhe portierët më të mirë të vitit, si për meshkuj ashtu edhe për femra.
Përveç shpërblimeve për lojtarët dhe trajnerët, do të jepen edhe çmimet për golat më të bukur të vitit, në dy konkurrencat.
Çmimi “Puskás” do të shpallet për golin më të bukur të vitit në futbollin e meshkujve, ndërsa futbollistet do të konkurrojnë për çmimin “Marta” për golin më të bukur në futbollin e femrave.

Fituesit do të përcaktohen përmes një procesi votimi që do të përfshijë tifozët, gazetarët, kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare. Procesi i votimit ka filluar tashmë dhe do të zgjasë deri më 28 nëntor.

Ndërkohë, data e saktë për ceremoninë e shpalljes së fituesve ende nuk është njoftuar, por ajo pritet të jetë një ngjarje madhështore.

Next Post

Volejbollistja ‘e shkatërruar’ nga hetimi për gjininë në Shqipëri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.