Shtëpia botërore e futbollit FIFA,po synon të bëjë një revolucion sa i përket ekzekutimit të penalltive.
Ish-gjyqtari spanjoll Eduardo Iturralde në një intervitsë Cadena Ser se kreu i gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, po shtyn përpara një ide që do të ndryshonte rrënjësisht mënyrën se si ekzekutohen penalltitë.
Përndryshe sipas propozimit, nëse portieri priste një penallti qoftë duke e kapur topin apo duke e parabuluar loja do të mbaronte menjëherë. Lojtari sulmues nuk do të ishte më në gjendje të ndiqte një rikuperim,dhe në vend të kësaj ekipi mbrojtës do të rifillonte lojën me një goditje nga porta.
Megjithatë nëse propozimi merr miratimin, ai nuk do të hyjë në fuqi deri pas Kupës së Botës FIFA 2026, e cila do të bashkëorganizohet nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja nga 11 qershori deri më 19 korrik. Kjo do të thotë që turneu historik në Amerikën e Veriut do të jetë Kupa e Botës e fundit e luajtur sipas rregulloreve aktuale të ndëshkimeve.
Vlen të përmendet FIFA nuk i kontrollon në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës,pasi kjo përgjegjësi i takon Bordit Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit (IFAB), i vetmi organ i autorizuar për të krijuar, ndryshuar ose shfuqizuar Rregullat e Lojës, që të miratohet çdo ndryshim rregulli, kërkohen të paktën gjashtë vota. Katër votat e FIFA-s i japin asaj fuqinë efektive të vetos: nëse të katër përfaqësuesit e FIFA-së e kundërshtojnë një propozim, ai nuk mund të ndryshojë.