FIFA ka ulur çmimin standard të biletave për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe Fluminenses. Ndeshja zhvillohet të martën në stadiumin “MetLife’ në New Jersey. Sipas AP, javën e kaluar çmimi i biletës standarde ishte 473,90 dollarë, ndërsa tani është 13,40 dollarë.
FIFA ka përdorur çmime dinamike për turneun e futbollit me 63 ndeshje.
Ndërkohë çmimet standarde të biletave për gjysmëfinalen e së mërkurës mes PSG-së dhe Real Madridit në New Jersey, fillojnë nga 199,60 dollarë.
FIFA uli çmimin e biletave në vetëm 11,15 dollarë për çerekfinalen mes Fluminenses dhe Al-Hilalit dhe Chelseat e Palmeirasit.
Në shumë ndeshje shikuesit ishin të paktë. Përjashtim bëjnë ndeshjet e Real Madridit. Të paktën 60 mijë shikues ishin në të gjitha pesë ndeshjet e këtij ekipi. Në fitoren e së shtunës ndaj Dortmundit ishin 76 mijë e 611 shikues.