Monday, 13. July 2026
Sport

FIFA zgjedh 35-vjeçarin Barton nga Salvadori për të gjykuar gjysmëfinalen Francë-Spanjë

GS 13/07/2026 1 Min. Lesezeit

FIFA ka përzgjedhur arbitrin nga Salvadori, Ivan Arcides Barton Cisneros, për të gjykuar gjysmëfinalen e parë të Botërorit 2026 mes Francës dhe Spanjës, që do të luhet nesër në Dallas.

Asistentë do të jenë David Moran (Salvador) dhe Antonio Pupiro (Nikaragua), kurse arbitër i katërt për këtë ndeshje është caktuar Glenn Nyberg (Suedi).

Barton, 35 vjeç, është bërë arbitër ndërkombëtar në vitin 2018. Gjatë këtij Botërori ai ka gjykuar ndeshjet Turqi-Paraguaji, Suedi-Japoni dhe Zvicër-Kolumbi.

Teilen: