Wednesday, 7. October 2026
Sport

🔥 FIFA zyrtarizon ngritjen historike të Kosovës

GS 07/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka bërë ngritjen më të madhe në historinë e saj në ranglistën e FIFA-s.

FIFA, të mërkurën ka publikuar ranglistën e saj të re, në të cilin Kosova renditet në pozitën e 76-të, me 1328 pikë të mbledhura.

Kosova ka lënë pas vetes Izraelin, Bolivinë, Malin e Zi kurse para saj është Finlanda që ka tubuar 1340 pikë.

Për Kosovën, kjo është ngjitje historike pasi rangimin më të mirë në këtë ranglistë e kishte në pozitën e 78-të që nga viti 2016 kur u pranua në FIFA.

Tani, Kosova renditen e 76-ta pas paraqitjeve dhe rezultateve të mira që i ka treguar së fundmi në Ligën e Kombeve.

Kosova është ngritur për dy pozita prej ranglistës së shkuar kurse ngritje ka pasur edhe Shqipëria por për një pozitë dhe tani renditet e 66-ta me 1375 pikë.

Pozitën e parë, vazhdon ta mbajë Spanja e ndjekur nga Argjentina, Franca, Anglia e Portugalia.

Teilen: