• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fillon Copa America, Argjentina e nis mbrojtjen e titullit me fitore ndaj Kanadasë

21/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Argjentinës e nisi mbrojtjen e titullit në Copa America me një fitore rutinë ndaj Kanadasë me rezultat 2-0.

Edicioni i sivjetshëm i Copa America luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ylli më i madh i turneut është magjistari argjentinas, Lionel Messi.

Edhe pse Messi nuk shënoi gol në takimin e mëngjesit të sotëm dhe pati gjashtë raste, ai e drejtoi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen e kombëtares së tij dhe tregoi se edhe tre ditë para ditëlindjes së tij të 37-të, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë.

GOL Julián Álvarez. What a pass by Messi. pic.twitter.com/OGunsLXDAP

— MC (@CrewsMat10) June 21, 2024

Pjesa e parë e ndeshjes ishte deri diku e barabartë, me të dyja skuadrat që patën disa raste, por pa arritur ta gjejnë golin.

Argjentina kaloi në epërsi në minutën e 49-të me golin e Julian Alvarez, i cili shënoi për epërsinë 1-0 pas asistimit të Alexis Mac Allister.

Te goli i dytë ishte Messi i cili me mjeshtëri asistoi për Lautaro Martinez në minutën e 88-të për rezultat përfundimtar 2-0.

Sonte pas mesnate, në orën 02:00 luhet ndeshja e dytë e Grupit A mes Perusë dhe Kilit.

Next Post

Momente makthi për legjendën e futbollit, 5 grabitës të armatosur i hynë në vilë teksa shihte duelin Itali-Spanjë…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.