Ka filluar Kursi Teknik i FIBA-s për Grupin e Pestë.
Kursi po mbahet në Kolegjin ISP në lagjen Marigona të Prishtinës, do të mbahet deri më 4 gusht 2023.
Ky është kursi i pestë që mbahet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.
Në këtë kurs po ligjëron Instruktori i FIBA-s, Amri Nour nga Maroku, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit).
Në kurs marrin pjesë 15 trajnerë, të cilët në fund do t’i nënshtrohen testeve teorike dhe praktike.
Ky është edhe një kurs për trajnerët, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që synon të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025./Lajmi.net/