Sunday, 8. March 2026
Sport

Fillon numërimi mbrapsht, caktohet data e startimit të Serie A 2023-2024

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare që sezoni 2023-2024 i Serisë A do të fillojë në fundjavën e 20 gushtit dhe do të përfundojë më 26 maj.

FIGC dhe Lega Serie A konfirmuan datat për sezonin e ardhshëm në një takim të sotëm.
Java hapëse e sezonit të ri në elitën e futbollit italian do të luhet më 20 gusht, kurse më 26 maj 2024 do të mbyllet.

Finalja e Kupës së Italisë është caktuar gjithashtu paraprakisht për më 15 maj 2024, përsëri në “Olimpico” të Romës.

Sezoni i Serie B fillon do të fillojë më 19 gusht dhe do të përfundojë më 10 maj 2024.

Ndërkaq, sezoni në Serie C u bë i ditur se do të fillojë më 27 gusht dhe do të përfundojë më 28 prill 2024./ h.ll/abcnews.al

Teilen: