Friday, 22. May 2026
Sport

Final Four EuroLeague 2026 në RTSH/ Olympiacos mposht Fenerbahce-n dhe kalon në finalen e madhe

GS 22/05/2026 2 Min. Lesezeit

Final Four e EuroLeague 2026 ka njohur finalisten e parë. Olympiacos Piraeus mposhti Fenerbahce Beko Istanbul me shifrat 79-61 në një takim, i cili u dominua plotësisht nga vendasit në sllën e sportit ku luajnë rivalët e urryer të Panathinaikos.

Ndeshja nisi mjaft e ekuilibruar pasi koshi i parë u realizua gati 2.5 minuta nga starti. Formacioni grek shfrytëzoi faktorin fushë duke shënuar dhjetë pikë dhe detyroi Sarunas Jasikevicus që të kërkonte pushim.

Koshi i parë për kampionët në fuqi erdhi 3 minuta nga fundi i pjesës së parë ndërsa vetëm sirena mund të ndalte Tyler Dorsey  dhe Olympiacos që e mbyllën në avantazh 18-12.

Në periodën e dytë Olympiacos rriti edhe më shumë vëmendjen në mbrojtje dhe kreu edhe një tjetër rezultat të pjsshëm të favorshëm me shifrat 11-0. Fenerbahce tentoi që të minimizonte dëmet me anë të Tarik Biberovic, por në pushimin e madh ekipet shkuan me shifrat 33-24.

Edhe pse mungoi gjatë pjesës së parë në periodën e tretë spikati Sasha Vezenkov, i cili shënoi pesë pikë për të dërguar në 18 pikët e avantazhit të vendasve karshi miqve, të cilët morën një tjetër pushim.  

Tri pikët e Talen Horton Tucker vetëm 2.28 nga fundi i periodës së tretë reduktuan në 9 pikë diferencën Olympiacos me ekipin turk.

Fenerbahce nuk u dorëzua dhe nisi mirë periodën e katërt me Biberovic. Përgjigja e ekipit grek nuk mungoi me tri pikëshin e Evan Fournier.

Kampionët në fuqi tentuan gjithçka për të rihapur ndeshjen madje rrezikuan më shumë ç’duhej duke tentuar goditje për tre, por Olympiacos kishte një marsh më shumë.   Ekipi nga Pireu pret të mësojë finalisten e dytë të EuroLeague 2026, e cila do të vendoset në RTSH Sport HD në derbin spanjoll Valencia – Real Madrid.

Teilen: