Wednesday, 18. March 2026
Sport

Finale kosovare në Ligën Unike

GS 18/03/2026 1 Min. Lesezeit

Peja 03 – Bashkimi, janë skuadrat nga Kosova që do të përballen në finalen e Ligës Unike për basketbolliste.

Të dy skuadrat kosovare u kualifikuan në finale pasi në gjysmëfinale mposhtën ekipet nga Shqipëria, të martën mbrëma në Prizren.

Peja 03 triumfoi me shifrat 86:78 ndaj Tiranë, ndërsa Bashkimi mposhti Flamurtarin e Vlorës me rezultat 81:63.

Finalja e madhe e këtij sezoni ndërmjet Pejës 03 dhe Bashkimit, do të luhet sot prej orës 19:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Pritet një përballje e fortë dhe interesante pasi të dyja skuadrat synojnë triumfin e parë në Ligën Unike apo siç njihet ligën e përbashkët Kosovë – Shqipëri.

Kjo është finalja e tretë në këtë sezon ndërmjet Pejës 03 dhe Bashkimit, pasi më herët janë përballur edhe në Superkupën e Kupën e Kosovës.

Peja 03 e fitoi Superkupën kurse Bashkimi triumfoi në Kupë dhe tani do të përballen në Ligën Unike, përpara të ndeshjen në finalen e “play-offit” të Superligës së Kosovës.

Teilen: