Wednesday, 13. May 2026
Sport

Finalet e Ligës së Europës dhe Konferencës, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi

GS 12/05/2025 2 Min. Lesezeit

Gjermani Feliks Zvajer do të arbitrojë finalen e Ligës së Europës midis Totenhemit dhe Mançester Junajtid e cila do të luhet në stadiumin “San Mamés” në Bilbao të Spanjës, të mërkurën më 21 maj në orën 21:00.MixCollage-12-May-2025-05-06-PM-5290Një gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2012, 43-vjeçari gjerman ka drejtuar shtatë ndeshje të Ligës së Kampioneve këtë sezon, përfshirë ndeshjen e dytë gjysmëfinale midis PSG-së dhe Arsenal, dy ndeshje të Ligës së Europës dhe një ndeshje të Ligës së Konferencës. Kjo do të jetë finalja e tij e dytë në një garë të UEFA-s si gjyqtar, pasi ka drejtuar finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s në vitin 2023 midis Kroacisë dhe Spanjës. Ai gjithashtu ka arbitruar katër ndeshje në Europianin 2024, përfshirë gjysmëfinalen midis Anglisë dhe Holandës.

Ndërsa në finalen e Ligës së Konferencës mes Çelsit dhe Real Betis që do të luhet më 28 maj, do të jetë Irfan Peljto nga Bosnja dhe Hercegovina që do të vendosë drejtësi. 40-vjeçari ka qenë gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2015 dhe do të drejtojë finalen e tij të parë të një kompeticioni për klube në UEFA. Këtë sezon ai ka arbitruar shtatë ndeshje të Ligës së Kampioneve UEFA, përfshirë ndeshjen e parë çerekfinale midis Arsenalit dhe Real Madrid, dhe katër ndeshje të Ligës së Europës.

BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

Teilen: