Mesi i muajit mars i vitit që vjen do të jetë momenti i duhur kur fituesit e Kupës së Amerikës Latine dhe Europianit do të matin forcat në një ndeshje, e cila premton spektakël.
Ditën e djeshme numri një i Real Federación Española de Fútbol takoi homologun e tij të Asociación Argentina de Fútbol. Siç dihet Spanja dhe Argjentina janë mes vendeve organizatore të Botërorit 2030, i cili ishte një temë me rëndësi mes Rafael Louzán dhe Claudio Tapia.
Pas takimit palët kanë bërë me dije se kanë diskutuar mbi disa pika edhe pse nuk kanë vendosur ende një datë fikse për “Finalissima”-n e famshme. Nëse Spanja do të kualifikohet direkt në Botërorin e 2026-ës atëherë do të ketë shumë mundësi që ndeshja mes iberikëve dhe Argjentinës të mbahet në mesin e muajit mars.