Orët e fundit të negociatave për ndryshimin e vendit të Finalissima 2026, që fillimisht ishte planifikuar të luhej më 27 mars në Doha, kanë rezultuar me vendimin që ndeshja të zhvendoset në Spanjë, konkretisht në “Santiago Bernabéu”, i cili aktualisht është favoriti kryesor për të pritur përballjen.
Sipas informacionit të mediumit spanjoll “AS”, stadiumi i Real Madridit është zgjedhur për ta pritur sfidën mes Argjentinës dhe Spanjës, një duel që e përbën përballjen midis kampionit të Amerikës së Jugut dhe kampionit të Evropës.
Ngjarjet e fundit në Doha, e cila rrezikohet nga dronët dhe raketat balistike, e bënë të pamundur zhvillimin e Finalissimas dhe pesë ndeshjeve të tjera të përfshira në Qatar Football Festival, përfshirë edhe miqësoren Spanjë ‑ Egjipt.
Për këtë arsye u aktivizua klauzola e anulimit.
Megjithëse ishin përmendur edhe alternativa të tjera si Roma apo Lisbona, por UEFA dhe CONMEBOL e konsiderojnë Madridin dhe “Bernabéun” si zgjidhjen më të mirë për një event të këtij niveli.
Vendimi është marrë plotësisht, duke mbetur vetëm disa detaje të vogla lidhur me sigurinë dhe logjistikën.