Tuesday, 19. May 2026
Sport

Finalja e Champions League 2027, jo në Milano

GS 24/09/2024 1 Min. Lesezeit

Lajmi ishte në ajër, por tani ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar: Milani nuk do të jetë më në garë për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2027, këtë e vendosi UEFA gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv sot në Pragë, Republika Çeke.

“Meqenëse Bashkia e Milanos nuk mund të garantojë që stadiumi San Siro dhe rrethinat e tij nuk do të preken nga punimet e rinovimit në periudhën e finales së Ligës së Kampionëve 2027, është vendosur që finalja të mos i jepet Milanit dhe të rihapet procedura për të caktuar një vend të përshtatshëm, një vendim që pritet në maj/qershor 2025”, thuhet në shënimin e UEFA-s.

Teilen: