• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Finalja e Champions League: Reali kërkon rekorde të reja, Dortmund synon të shkruajë historinë

01/06/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka është gati në “Wembley” për finalen e Champions League, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1 dhe RTSH Sport sot në orën 21:00. Real Madridi dhe Borussia Dortmund do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje që do të kurorëzojë kampionen e re të Evropës: një ndeshje që në letër, ka një favorit të qartë, por në fushën e lojës asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka thyer tashmë rekordet më të rëndësishme për kompeticionin disa kohë më parë, por dëshira e saj për të fituar edhe këtë vit është e madhe.

Nga ana tjetër, qëndron skuadra e Edin Terziçit, e cila do të luajë finalen e tretë e Champions League. Në vitin 1997 suksesi i bujshëm ndaj Juventusit, në vitin 2013 disfata në frymën e fundit në derbin kundër Bayernit të Mynihut.

Ka shumë precedentë mes dy skuadrave dhe përqindjet janë të gjitha në favor të Realit: dy skuadrat janë përballur 14 herë, me 3 fitore për BVB, 6 për spanjollët dhe 5 barazime. Megjithatë, takimi i fundit zyrtar daton pothuajse 7 vjet më parë, në ndeshjen e dyfishtë të Grupit H të Ligës së Kampionëve 2017/18.

Next Post

Terzic: Real Madridi është favorit, por nuk na intereson

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.