Finalja e Champions League 2027 nuk do të luhet në Itali. Pas “jo”-së së UEFA-s për Milanon, duke pasur parasysh problemet e lidhura me “San Siron”, u fol për mundësinë që akti i fundit i kompeticionit më të mirë evropian për klubi të luhej në stadiumin olimpik të Romës, por siç shihet nga një njoftim zyrtar për shtyp nga Organi evropian, kjo kandidaturë është tërhequr:
“UEFA konfirmon se ka marrë deklarata interesi nga gjashtë Federata për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2027 dhe finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për femra 2027. Deklaratat e interesit nuk janë detyruese dhe propozimet përfundimtare duhet të dorëzohen me dosjet e aplikimit deri më 19 mars 2025.
Ofertuesit e interesuar:
Finalja e UEFA Champions League 2027
• Azerbajxhani: Baku, Stadiumi Olimpik Baku
• Spanja: Madrid, Metropolitan Stadium
Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s për femra 2027
• Polonia: Varshavë, Stadiumi Kombëtar
• Spanja: Barcelona, “Camp Nou”
• Zvicra: Bazel, “St. Jakob Park”
• Uells: Cardiff, Stadiumi Kombëtar i Uellsit