Mançester Siti dhe Interi do të provojnë nesër të fitojnë trofeun më të madh për nga rëndësia për klubet e futbollit. Dy skuadrat luajnë finalen e Champions League dhe si për ironi të fatit, në finalen që do të luhet në Stamboll do të ketë nga një futbollist turk për secilin ekip.
Ilkai Gyndogan do të jetë kundër Hakan Çalhanollu. Megjithëse të dy janë nga Turqia, qëndrimet janë të kundërta në vendin e tyre dhe në një sondazh të bërë nga mediat e huaja në Stamboll, nuk ka dyshime për futbollistin e tyre të preferuar. Duke përjashtuar tifozët e dy skuadrave respektive, pjesa tjetër e popullsisë janë në mbështetje të Hakan Çalhanollu.
Të dy futbollistët kanë lindur dhe janë rritur në Gjermani, por kur erdhi momenti për të vendosur në lidhje me skuadrën ku do të luanin, Gyndogan zgjodhi Gjermaninë e Hakan zgjodhi Turqinë. Kjo zgjedhje ka bërë që numri 20 i Interit të vlerësohet maksimalisht nga tifozët e vendit të tij dhe në finalen e Championsit, për ta ai do të jetë heroi, kundër personit që tradhtoi vendin e origjinës.
PANORAMASPORT.AL