Fiorentina ka hyrë në ethet e fundit në prag të finales së UEFA Conference League përballë Olympiacos, sfidë e cila do të luhet këtë të mërkurë në orën 21:00.
Në prag të ndeshjes, kapiteni Biraghi tregoi se qyteti ka në atmosferë fantastike dhe theksoi se futbolli është si një fe në Firence.
“Ne e dimë se çfarë do të thotë për tifozët dhe për qytetin e Firences sepse kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur Fiorentina ka fituar një trofe.
Gjithashtu ne e dimë se qyteti do të çmendej nga gëzimi, pasi Fiorentina është një fe këtu, kështu që ne do të bëjmë më të mirën për t’i dhënë një kënaqësi të madhe të gjithë Firences, të gjithë tifozëve tanë” – tha kapiteni i Fiorentina-s.