• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Finalja e dytë radhazi për Anglinë nëse kualifikohet, ja rekordet e gjysmëfinalisteve

09/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Garet Sauthgejt synon finalen e tij të dytë radhazi të Kampionatit Europian, ndërsa Anglia përgatitet të përballet me Holandën të mërkurën. “Tre luanët” do të kërkojnë të arrijnë finalen e dytë radhazi të turneut, pasi shkuan atje edhe tre vjet më parë.

sauthgejt

Ndërkohë, Holanda tashmë e ka kapërcyer rezultatin e turneut të shkuar, kur u eliminua në 1/8-at nga Çekia. Nëse Anglia mund skuadrën e Ronald Kumanit të mërkurën, ata do të përballen me Francën ose Spanjën në finalen e Berlinit në 14 korrik. Edhe Franca ka shijuar një seri fantastike rezultatesh në turnetë e mëdha vitet e fundit. “Les Bleus” humbën për pak titullin e Kupës së Botës në 2022, pasi u mundën me penallti nga nga Argjentina në finale. Por ata u shpallën kampionë bote katër vite më parë në Rusi. Kjo u pasua nga një humbje tronditëse në “Euro 2020” në 1/8-at ndaj Zvicrës në penallti. Ndërkohë, Spanja për herë të fundit arriti në një finale të turneut të madh në vitin 2012, kur mundi Italinë 4-0 në Kampionatin Europian në Ukrainë.

Gjatë gjashtë viteve të fundit ata kanë shkuar në në raundin e 1/8-ave në dy Kupa Bote. “La Roja” gjithashtu shkoi në gjysmëfinale të “Euro 2020”, por humbi nga kampionët e ardhshëm, Italia. Megjithatë, këtë herë ata kanë qenë padyshim skuadra më e fortë e turneut. Spanja është skuadra e vetme e mbetur që ka fituar çdo ndeshje deri më tani. Ata kanë mundur gjithashtu disa nga peshat e rënda gjatë rrugës, duke përfshirë Kroacinë, Italinë dhe Gjermaninë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Portokallia mbizotëron në Dortmund

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.