• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Finalja e Europa League na mësoi shumë”, Bastoni: Të shtunën do të luaj kundër ekipit më të fortë në Evropë

05/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me finalen e UEFA Champions League, mes Manchester City e Inter vetëm 5 ditë larg, lojtarët “zikaltër” kanë filluar të bëjnë prononcimet e para për mediat italiane, teksa duken besimplotë për një sukses të tyrin në finalen e madhe të Stambollit.

Ndër të tjerë disa fjalë për mikrofonat e gazetarëve i tha dhe mbrojtësi “zikaltër”, Alessandro Bastoni, i cili para finales tha se “qytetarët” e Manchester City janë një skuadër shumë e fortë, mirëpo “zikaltërit” kanë shumë besim te vetja.

“Ata janë një skuadër shumë e fortë, ne kemi parë tashmë diçka. Megjithatë, ne kemi shumë besim te vetja dhe e dimë se mund t’u hapim atyre telashe”,- u shpreh fillimisht qendërmbrojtësi i “zikaltërve”.

Më tej, Bastoni u pyet nga gazetarët dhe për rëndësinë e kësaj finaleje, teksa e konsideroi si një hap të madh në karrierën e tij, teksa llogariti këtu dhe procesin e vështirë që u desh klubin të kalonte për të arritur deri këtu.

“Kjo do të thotë shumë sepse është një proces që filloi vite më parë, me ardhjen time, Barellas dhe të tjerëve. Ne nuk ishim ende mjaftueshëm të pjekur për të fituar, unë isha 20 vjeç dhe Nicolo ishte 22.

Finalen e Europa League e humbëm dy vjet më parë, mendoj se ishte një hap i madh për ne, ne kemi fituar shumë që atëherë, na bëri të kuptojmë se çfarë do të thotë të luash disa ndeshje. Të shtunën, mendoj se do të na duhet diçka më shumë nga të gjithë, do të luaj kundër ekipit më të fortë në Evropë”,- u shpreh Bastoni. /i.m /abcnews.al 

Next Post

​Tare largohet nga Lazio pas 18 vitesh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.