Finalja e FA Cup, Gundogan zhbllokon City- United pas vetëm 14 sekondash lojë!
1′-Goool! Pa vetëm 14 sekondash lojë, Gundogan e dërgon topin në rrjetë dhe zhbllokon finalen e FA Cup mes Manchester Cityt dhe Manchester United.
Dy trajnerët, Pep Guardiola dhe Erik ten Hag kanë vendosur formacionet zyrtare për këtë përballje.
Nëse do ia dalë të triumfojë City do të sigurojë trofeun e dytë këtë sezon, pas atij të kampionatit të Premier League, ndërsa do të tentojë edhe trofeun e Champions League në finalen me Interin.