• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Finalja e fundit si zikaltër, Handanoviç: Interi duhet të ngrejë trofe

24/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në kushtet aktuale, përballja e sotme me Fiorentinën do të jetë finalja e fundit e tij me fanellën e Interit. Kapitenit të zikaltërve, Samir Handanoviç, i skadon kontrata në qershor dhe pritet të ndajë rrugët me zikaltrit, e kërkon ta bëjë këtë me një tjetër trofe, në atë që ka qenë kompeticioni i tij gjatë këtij sezoni.HANDANOVIC 1

Edhe pse e nisi si titullar, 38-vjeçari u kthye shpejt në alternativën e Onanës, duke qenë titullar vetëm në Kupën e Italisë duke mbërritur deri në finalen ku sot do të udhëheqë skuadrën. Krah Inzagit në konferencën për shtyp, portieri nuk preferoi të fliste për të ardhmen e tij, duke treguar edhe pritshmëritë e finales.

“Nuk di asgjë dhe nuk dua të flas për të ardhmen. Tani jam i përqendruar te kjo ndeshje dhe duam të ngremë këtë trofe me Interin, për këtë jemi këtu. Kemi bërë një punë shumë të mirë gjatë kësaj kohe, duke e dërguar Interin aty ku e meriton.

Kur humbet rritesh dhe kjo është thelbësore, pastaj fitoret të japin vetëvlerësim”, kanë qenë fjalët e para të sllovenit, që foli edhe për ecurinë e sezonit. “Këtë sezon nuk mund ta përkufizojmë ende, sepse nuk ka mbaruar. Ndeshjet që mungojnë janë vendimtare dhe do të përcaktojnë shumë nga fati i këtij sezoni”, përfundoi Handanoviç.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Fiorentina vuan me arbitrin Irrati, trajneri Italiano: Luajmë si ndaj Bazelit dhe i mposhtim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.