• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Finalja e Kupës FA, Siti kërkon të shkruajë historinë me Junajtid

25/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti dhe Mançester Junajtid përballen sot në orën 16:00 në finalen e Kupës FA në “Uembli” për të dytin vit radhazi.

gtru

Kampionët në fuqi të kompeticionit më të vjetër të futbollit në botë, i mposhtën fqinjët e tyre 2-1 në finalen e sezonit të shkuar, ndërsa fituan tripletën e tyre historike, duke ngritur edhe trofeun e Premier Ligës dhe Ligës së Kampioneve. Mançester Siti do të fitonte dopietën e dytë vendase nëse e mposhtin skuadrën e Erik ten Hagut këtë fundjave, ndërsa të dielën u kurorëzuan kampionë të Anglisë për herë të katërt radhazi, një sukses historik.

Mançester Junajtid, që u rendit në klasifikimin e Premier Ligës 31 pikë pas Sitit, duhet të fitojë sot për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në Europë për sezonin e ardhshëm (siguron një biletë në Ligën e Europës). “Djajtë e kuq” u renditën jashtë vendeve Europiane, në vendin e tetë në sezonin që sapo u mbyll, kështu që të vetmin shans për të siguruar biletën e tyre në kompeticionet europiane kanë të mposhtin komshinjtë e tyre. Vendi i tetë në Premier Ligë ishte rezultati më i dobët i Junajtid në historinë e kompeticionit.

Mançester Siti do të kërkojë që të bëhet klubi i parë që e fiton Kupën FA në dy sezone radhazi pas Arsenalit, në 2013-14 dhe 2014-15. Mançester Junajtid e ka fituar këtë kompeticion 12 herë në histori, pesë herë më shumë se Siti. Por triumfi i fundit i “Djajve të kuq” ishte në vitin 2016. Nëse ndeshja e fundit e sezonit në Angli do të përfundojë në barazim pas 90 minutash, atëherë në “Uembli” do të ketë 30 minuta shtesë dhe nëse rezultati do të jetë sërish në ekuilibër edhe pas kohës shtesë, fituesin do ta përcaktojnë penalltitë.

Kjo do të jetë hera e parë që prej vitit 1885 që finalja e Kupës FA (Blekbërn Rovers–QPR) do të diskutohet nga të njëjtat klube në dy sezone radhazi. Siti i ka fituar të dyja ndeshjet e Premier Ligës kundër Junajtid këtë sezon, duke i mundur 3-0 në “Old Trafford” dhe 3-1 në “Etihad”. Hera e fundit që ata e kanë fituar derbin tre herë brenda të njëjtit sezon ishte gjatë 1969-70.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Juventus arrin marrëveshjen me portierin më të mirë të sezonit, rinovon edhe Cambiasso

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.