Trent Aleksander-Arnold pritet ta humbasë finalen e Kupës Karabao kundër Çelsit pas dëmtimit në gju në ndeshjen kundër Çelsit. Mbrojtësi i Liverpulit luajti 46 minuta në fitoren ndaj Bërnlejt në fundjavë, por 25-vjeçari u zëvendësua nga Harvi Eliot nga trajneri Jyrgen Klop.
“The Times” tani ka raportuar se anglezi do të humbasë finalen e Kupës Karabao në “Uembli” më 25 shkurt, pasi ai e përkeqësoi dëmtimin e gjurit duke luajtur në ndeshjen e fundit.
Anglezi pritet të mungojë gjithashtu në ndeshjet e Premier Ligës kundër Brentfordit dhe Lutonit. Por Mohamed Salah është rikthyer në stërvitje për herë të parë që kur u dëmtua në Kupën e Kombeve të Afrikës. Edhe Çelsi pritet të jetë pa mbrojtësin Benua Badiashil, pasi ai do të mungojë për të paktën një muaj.
PANORAMASPORT.AL