Wednesday, 15. July 2026
Sport

Finalja e Kupës së Italisë Atalanta-Juventus, me një transmetim të gjerë dhe shumë risi elektronike

GS 15/05/2024 2 Min. Lesezeit

Do të jetë një finale rekord kjo e Kupës së Italisë, mbrëmjen e sotme, 15 maj 2024, në stadiumin “Olimpiko” të Romës. Atalanta dhe Juventusi që do të garojnë për të marrë trofeun përpara syve të 180 shteteve të ndryshme të botës.

8115074_13165000_quanto_guadagna_chi_vince_coppa_italia_finale_montepremi_atalanta_juventus_il_messaggero

Përveç stadiumit, i cili është mbushur në kapacitet maksimal (mbi 66 mijë të pranishëm), në fakt produksioni televiziv do të lejojë shumë vende të kenë pamjen e tyre nga Roma për një shfaqje unike dhe gjithëpërfshirëse, të aftë për të përfshirë tifozët. Në funksion të transmetimit të kupës do të zbatohen metoda inovative filmimi me lente kinematografike, kamera të pa përdorura më parë në një ndeshje futbolli dhe drone.

Mjete që do të shoqërojnë tifozët në historinë e gjithë eventit, që nga para-ndeshja e deri te festimet për fitimin e trofeut. Produksioni kryesor televiziv do të shohë përdorim 47 kamera në fushë, një rekord për një ndeshje të organizuar në Itali nga Lega Serie A, përveç kamerave “Host Production” (29), edhe ato të kanalit tematik të Klubeve (3). Në të njëjtën kohë edhe arbitri i sfidës do të jetë i pajisur me një kamera trupi, me një peshë prej vetëm 6 gramësh, e cila do të jetë kryefjala e pragsfidës, për të inkuadruar mbi të gjitha atmosferën e tifozëve, nga “sytë” e gjyqtarit. Në të njëjtën kohë, në këtë sfidë edhe thirrja e VAR-it do të pasqyrohet në orën e arbitrit, jo më në kufje.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: