Spanja dhe Argjentina do të përballen këtë të diel në finalen e Kupës së Botës në stadiumin “MetLife”. Kjo është hera e parë në histori që kampionët në fuqi të Europës përballen me fituesit aktualë të Kupës së Amerikës në finalen e Botërorit.
Spanja mbërrin në këtë sfidë pas fitores 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinale dhe me një seri prej 37 ndeshjesh pa humbje, me 27 fitore dhe 10 barazime.
Skuadra e Luis de la Fuente ka pësuar vetëm një gol dhe ka regjistruar gjashtë ndeshje pa pësuar gol gjatë turneut. Nga ana tjetër, Argjentina siguroi finalen pas fitores 2-1 ndaj Anglisë, duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit.
Argjentina ka arritur në finalen e shtatë të Kupës së Botës, me bilanc prej 3 fitoresh dhe 3 humbjesh në finalet e mëparshme.
Në përballjet direkte, të dy kombëtaret kanë nga gjashtë fitore secila dhe dy ndeshje janë mbyllur në barazim.