Barcelona dhe Reali i Madridit do të përplasin “brirët” ditën e nesërme në stadiumin e Al-Nasr, aty ku do të shpallet edhe fituesi i Superkupës së Spanjës.
Nga kampi i madrilenëve shqetësimi i vetëm përkon me Dani Karvahal. Mbrojtësi spanjoll mungoi në stërvitjen e ditës së premte. Mbetet e paqartë nëse do të jetë në gjendje të japë kontributin e tij, apo do duhet t’i shikojë shokët e skuadrës nga pankina. Ksavi Hernandez është më i dëmtuar.
Rafinja rezultoi “viktima” e fundit e lëndimeve në gjysmëfinalen ndaj Osasunës. Zhoao Kanselo, Ter Shtegen, Inigo Martinez, Marko Alosno dhe Gavi janë të padisponueshëm, si pasojë e dëmtimeve pararendëse. Për Pedrin, katalanasit kanë dhënë aprovimin se do të jetë në fushë nga minuta e parë. Barcelona do kërkojë të mbrojë “kurorën”, ndërsa Reali po përjeton formë fantastike.
PANORAMASPORT.AL