Friday, 30. January 2026
Sport

Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Partizani dhe Egnatia përplasen për trofeun e parë të sezonit

GS 20/12/2023 1 Min. Lesezeit

Partizani dhe Egnatia do të përballen në orën 19:00 në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë të fitojnë trofeun e parë të sezonit.

Në takimet e skuadrave në kampionat sfidat janë mbyllur me barazimin 1-1, por rrogozhinasit udhëheqin Superioren me 37 pikë, ndërsa të kuqtë me 32 pikë.

Egnatia ka treguar këtë sezon se është një skuadër tepër e fortë, dhe Partizani nuk do ta ketë aspak të lehtë ditën e sotme./h.ll/abcnews.al

Teilen: