• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Finalja” me Ukrainën, Spaleti largon presionin nga skuadra e tij: Pa asnjë frikë, shumë duan të na trembin

20/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luçiano Spaleti karikon Italinë përpara ndeshjes kundër Ukrainës, e cila do të jetë vendimtare për kualifikimin e kampionëve në fuqi në “Euro 2024”. “Ne e dimë se çfarë do të luajmë, shumë duan të na trembin duke na kujtuar rëndësinë e ndeshjes, por argumentet shkojnë gjithmonë përtej”, shpjegoi trajneri italian për “Sky Sport”.

spaleti

“Ne mund të fitojmë dhe kjo duhet të shuajë çdo frikë”. Për sa i përket asaj që do të nevojitet kundër Ukrainës, Spaleti i ka idetë e qarta. “Në dëshirën për të sulmuar dhe ushtruar presing nuk duhet të humbasim kurrë organizimin dhe ekuilibrin. Ata e kanë sulmin repartin më të fortë, mund të na krijojnë probleme në kundërsulm dhe ne duhet t’i shmangim ato”.

Ai nuk pranoi të zbulonte shumë për formacionin, duke i mbajtur letrat e fshehura, por në regji po shkohet drejt një konfirmimi të Zhorzhinjos: “Si regjisor ka organizim jo vetëm me topin, por edhe duke u treguar pozicionet shokëve të tij. Dhe më pas ka personalitet, është mësuar të menaxhojë ekipin”.

Por ai shpjegoi se në rast të një të një penalltie, Zhorzhinjo nuk do të jetë ai që do të godasë këtë herë, pas një tjetër gabimi nga 11 metra në ndeshjen e fundit.

“Ai e mori përsipër penalltinë sepse ka personalitet, e mori goditi mirë edhe për shkak të lëvizjes së portierit. Ndoshta mund të kishte qenë më e harkuar, por kjo është karakteristikë e tij për të ekzekutuar penallti. Ne kemi edhe ekzekutues të tjerë, ndoshta do ta vinim në vështirësi duke e prezantuar përsëri përpara pikës së bardhë, siç bëra unë për humor në konferencën për shtyp ditën e shkuar”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Kosovë-Bjellorusi, Gliha flet sot para mediave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.