• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Finalja në stadiumin “Olimpiko” mund të vendos titullin në Seria A?!

22/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga sezoni 2022-2023, Serie A ka zyrtarizuar rregullin e një ndeshjeje të vetme për titull, nëse dy skuadra e përfundojnë kampionatin me pikë të barabarta, në vendin e parë. Në këtë rast nuk merret parasysh as rezultati i ndeshjeve direkte, as diferenca e golave. Këto përdoren vetëm për të përcaktuar se ku do të luhet finalja.

Ndeshja finale do të luhej në stadium neutral, më së shumti në “Stadio Olimpico” të Romës, dhe nuk do të kishte kohë shtesë. Pra, nëse barazimi mbetet në fuqi pas 90 minutave lojë, fituesi do të vendoset me penallti.

Nëse ndodh, ky do të ishte “play off”-i i parë për “scudetto” që nga viti 1964, kur Bolonja dhe Interi u ndeshën në një finale historike në “Olimpico”, që u mbyll 2-0 për Bolonjë, hera e fundit që e fitoi titullin kampion. Megjithatë, atëherë nuk kishte një rregull të shkruar, por ishte zgjidhje e jashtëzakonshme. Tani, rregullorja është e qartë dhe nuk le hapësirë për interpretime.

Humbja e Interit kundër Bolonjës (1-0) dhe fitorja e Napolit ndaj Monza (1-0) i ka barazuar skuadrat në renditje dhe ka shtuar emocionin. Interi i Simone Inzaghit vuan lodhjen fizike për shkak të angazhimeve në Kupën e Italisë dhe Europë, veç kampionatit. Napoli i Antonio Kontes ka gjetur ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë në momentin më të rëndësishëm të sezonit.

Ndeshjet e mbetura të dy skuadrave kryesuese të Serie A:
Interi:

Java 34: Roma (në shtëpi)
Java 35: Verona (në shtëpi)
Java 36: Torino (në transfertë)
Java 37: Lacio (në shtëpi)
Java 38: Komo 1907 (në transfertë)

Napoli:
Java 34: Torino (në shtëpi)
Java 35: Leçe (në transfertë)
Java 36: Xhenoa (në shtëpi)
Java 37: Parma (në transfertë)
Java 38: Kaljari (në shtëpi)

Next Post

Pritet spektakël dhe emocione të zjarrta, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për të mos u humbur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.