Thursday, 21. May 2026
Sport

Finish dramatik në dy ndeshjet e së shtunës

GS 15/03/2025 1 Min. Lesezeit

Dy ndeshjet e së shtunës në Superligën e futbollit, patën fund dramatik duke u penguar fituesi vetëm në kohën shtesë.

Në duelin Dukagjini – Drita, gjilanasit që po prijnë në tabelë shënuan të parët që në pjesën e parë përmes ukrainasit Kostyshyn në minutën e 39-të.

Ismet Munishi trajner i vendësve u përjashtua nga loja për shkak të protestave por skuadra e tij e gjeti golin e barazimit në frymën e fundit, me Hekuran Berishën që shënoj në kohën shtesë për rezultatin final 1:1.

Drita lidere tani ka 54 pikë, derisa Dukagjini i shtati me 32 sosh.

Edhe dueli tjetër i ditës ndërmjet Gjilanit e Prishtinës u mbyll 1:1.

Mysafirët shënuan në minutën e 22-të përmes autogolit të Jaroviqit.

Golin e një pike me vlerë të madhe Gjilani e gjeti në minutën e dytë të shtesës, nga Roganoviq.

Gjilani ruan vendin e katërt me 35 pikë, tri më shumë se Prishtina në pozitën e pestë.

Teilen: