Wednesday, 4. March 2026
Sport

Fiorentina do Asllanin, por çmimi konsiderohet i lartë

GS 16/07/2025 1 Min. Lesezeit

Fiorentina kërkon Asllanin, por jo me çdo kusht. Sipas medieve italiane klubi vjollcë është interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar, por ky hap për momentin mund të kosnsiderohet një sondazh pasi palët nuk kanë në program të takohen e të diskutojnë.

Strategjia e skuadrës toskane është e qartë pasi po merr kohë që të detyrojë Interin të mos pretendojë shifra të mëdha. Siç dihet Interi e konsideron Asllanin një lojtar që vlen 18-20 milionë euro dhe me shitjen e tij kërkon që të “sponsorizojë” një goditje të madhe në merkato.

Dëshira e lojtarit është që të vazhdojë karrierën në Serie A ndërkohë që Fiorentina konsiderohet si një ekip i përshtatshëm, por çmimi i vendosur nga Inter po pengon palët që të hapin një tratativë të mirëfiltë.

Teilen: