Juventusi do të përballet në transfertë me Fiorentinën në sfidën e javës së 11-të të Serisë A, me skuadrën bardhezi që do tentojë fitoren e radhës. Masimiliano Alegri u shpreh se kjo sfidë nuk do të jetë e lehtë dhe se gjithashtu Fiorentina është një rival direkt për një vend në Champions.
“Si fillim dua ta nis këtë konferencë me një ngushëllim për familjet e viktimave nga përmbytjet në Toskana dhe për njerëzit që kanë pësuar lëndime. Mendoj se kjo gjë është më e rëndësishme se ndeshja.
Është gjithmonë një duel i mirë duke parë dhe nxehtësinë që kanë dy skuadrat me njëra-tjetrën, sidomos tifozët. Të luash në Firence është gjithmonë simuluese. Do të kemi përballë një skuadër të fortë edhe pse vjen nga dy disfata.
Është një nga ekipet më të mira në kampionat sepse kanë një skuadër të ndërtuar me lojtarë teknikë dhe fizikë. Mendoj se ata janë një rival për një vend që të çon në Champions.
Rikthimi i Kiezës në Firence? Ai është më mirë, është stërvitur 20 ditët e grumbullimit të kombëtareve. Është më mirë tani, kur u fut në lojë përballë Veronës krijojë raste të mira.
Vlahoviç dhe Kieza? Nuk kam asnjë këshillë për të dhënë. Gjëja më e rëndësishme është që ata janë të gatshëm dhe të performojnë mirë. e dimë që duhet të vazhdojmë këtë rrugë dhe të punojmë mjaft fortë. Duhet të punojmë në limite, të jemi kompakt, të bëhemi një grup, një skuadër solide. Jemi në rrugën e duhur, por ajo çka kemi bërë deri më tani, që janë vetëm 10 ndeshje, nuk është e mjaftueshme për të arritur objektivin kryesor që kemi, të luajmë në Champions”, u shpreh Alegri.
PANORAMASPORT.AL