Wednesday, 27. May 2026
Sport

Fiorentina i shkakton fiasko Romës

GS 27/10/2024 1 Min. Lesezeit

Roma ka pësuar humbje të rëndë në Firencë, me rezultat 5:1 nga Fiorentina. Kjo është fitorja më bindëse e Fiorentinës dhe më e ëmbla ndaj një skuadre me renome siç është Roma.

Romës asgjë nuk i shkoi ndoresh në këtë mbrëmje dhe gjatë do të mbajë në mendje këtë disfatë të rëndë.

Për Fiorentinën realizuan Kean (9′ e 41′), Beltran (17’ -nga penalltia}, Bowe (52′) e Hummels (71′ – autogol) dhe për Romën realizoi Kone (19′).

Hermos në minutën e 65-të është përjashuar me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke lënë me një lojtar më pak Romën.

Pas javës së 9-të në Serie A, Fiorentina renditet në vend të 4-të me 16 pikë e Roma është në të 11-tin me 10 sosh.

Teilen: