Fiorentina ka nevojë për një regjisor në mesfushë.
Pas Torreiras dhe eksperimentit të dështuar me Amrabat, Arthur u përpoq të merrte drejtimin e ekipit. Aventura e tij në Firence zgjati vetëm një vit, me brazilianin që u kthye te Juventusi.
Prade po kërkon një mesfushor në treg, një emër i rëndësishëm dhe në të njëjtën kohë i nivelit të lartë. I pari në listë është mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.
22-vjeçari e njeh mirë Toskanën, duke pasur parasysh të kaluarën e tij te Empoli dhe aktualisht po kalon disa ditë pushimi në Firence.
Interesimi i Fiorentinës për Asllanin daton që në verën e kaluar. Para se të mbërrinin te Arthur, Barone dhe Prade shpesh telefonuan Interin, madje ofruan 22 milionë për lojtarin e zikaltërve, por ata gjetën gjithmonë një mur të vërtetë të ngritur nga Marotta, jo vetëm për arsye ekonomike.
Interi e vlerëson Asllanin 35 milionë euro dhe e konsideron atë një pjesë të rëndësishme për idenë e lojës së Inzaghit, pavarësisht se ai ka luajtur shumë pak në këto dy vite.