Tuesday, 25. August 2026
Sport

Fiorentina konfirmon se Bove është zgjuar dhe ndodhet në vetëdije të plotë

GS 02/12/2024 1 Min. Lesezeit

Fiorentina ka konfirmuar zyrtarisht se Edoardo Bove është zgjuar, me vetëdije dhe i orientuar pas përditësimeve këtë mëngjes.

Edoardo foli me familjen dhe drejtuesit e klubit, trajnerin Raffaele Palladino dhe gjithashtu të gjithë bashkëlojtarët e tij, raporton Fabrizio Romano.

Në ditët në vijim do të kryhen hetime të mëtejshme për zbardhjen e shkaqeve që përcaktuan situatën kritike të ndodhur dje në fushë.

 

Teilen: