Monday, 13. April 2026
Sport

Fiorentina me mund të madh e mundi Club Bruggen

GS 02/05/2024 1 Min. Lesezeit

Fiorentina ka shënuar fitore të vështirë, me rezultat 3:2 ndaj skuadrës belge, Club Brugge, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Conference League në futboll.

Ndeshje me rivalitet, me pesë gola dhe një karton të kuq. 

Në minutën e 61-të, Club Brugge mbetet me një lojtar më pak, pasi që Onyedika është përjashtuar me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Sottil (5′), Belotti (37′), Nzola (90+1′) shënuan për Fiorentinën dhe Vanaken (17′ – nga penalltia) e Thiago (63′) për skuadrën belge.

Teilen: