• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fiorentina mposht Cagliarin në “frymën e fundit”

23/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmje emocionuese futbolli në “Unipol Domus” të Cagliarit, aty ku vendasit mbyllën sezonin 2023-2024 me një humbje 2-3 përballë Fiorentinës, por natyrisht që rezultat që nuk mërzit aspak sardët.

Gjithçka nisi me një duartrokitje të gjatë mirënjohëse për trajnerin e sardëve, Claudio Ranieri, i cili në moshën 72-vjeçare njoftoi se kjo do të ishte sfida e tij e fundit në pankinë, pasi kishte vendosur të tërhiqej.

Më pas vëmendja kaloi në fushë, aty ku pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Fiorentinës, që shënoi me anë të Bonaventurës. Në pjesën e dytë u shfaq një tjetër Cagliari, që barazoi me Deiolën në të 64-ën dhe mori avantazhin në të 85-ën me një gol spektakolar të të riut Mutandwa, i cili shënoi nga distanca.

Megjithatë Fiorentina reagoi shpejt dhe riktheu baraspeshën me Nico Gonzales, ndërsa në sekondat e fundit VAR-i ndihmoi “vjollcët”, të cilët fituan një penallti, e shndërruar më pas në gol nga Arthur.

Tre pikë për Fiorentinën, që siguron edhe matematikisht pjesëmarrjen në Conference League dhe tashmë do të provojë të fitojë këtë trofe në finalen e 29 majit në Athinë përballë Olympiacosit.

Nga ana tjetër në Cagliari pati festë edhe pas humbjes, pasi përveç ceremonisë nderuese ndaj Ranierit, nuk munguan duartrokitjet as për zv.kapitenin Naihtan Nandez, i cili luajti gjithashtu ndeshjen e fundit me fanellën e klubit sard.

Next Post

“Ha 4 petulla të mbushura me mjaltë para ndeshjes”, lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit befason me deklaratën 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.