Skuadra e Fiorentinas nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar.
Pasi siguroi shërbimet e Edin Xhekos, Fiorentina po synon edhe një sulmues tjetër.
Bëhet fjalë për Cristian Shpendin, që sezonin e fundit shkëlqeu në Serie B me fanellën e Cesenas.
22-vjeçari realizoi 13 gola kurse me Cesenan ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Ai po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të elitës së futbollit italian, por Fiorentina është gati të shpenzojë mbi 10 milionë euro për kartonin e tij.