• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Fishkëllimat e thirrjet në rrjetet sociale” – Çfarë shkruan mediat ndërkombëtare për takimin Kosovë – Izrael

13/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Kosovës triumfoi të dielën mbrëma (dje) ndaj Izraelit, në ndeshjen e mbetur, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

“Dardanët” fituan 1:0 kundër Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

Rezultati shihej në plan të dytë nga organet e sigurisë në Kosovë, pasi primare ishte mbarëvajtja pa asnjë akses i kësaj sfide, gjë që edhe ndodhi.

Mediat ndërkombëtare si “Reuters” e “Associated Press” kanë raportuar për duelin në Prishtinë.

“Reuters” gjatë raportimit, theksoi se siguria për këtë ndeshje ishte e madhe, duke përfshirë edhe thirrjet në rrjetet sociale që Kosova të ndalojë hyrjen e ekipit të izraelit në vend.

“Edhe pse kryesisht laike, Kosova është më shumë se 90% myslimane. Shumë përkrahës të kauzës së Palestinës kanë bërë thirrje në rrjetet sociale që Kosova të ndalojë hyrjen e ekipit izraelit në vend” – raportoi “Reuters”, përcjell lajmi.net.

Ndërkaq “AP” nuk la pa përmendur fishkëllimin e himnit izraelit nga ana e tifozëve kosovarë si dhe kur lojtarët mysafir kishin në posedim topin.

“Tifozët e Kosovës fishkëllenin lojtarët izraelitë kur ata kishin topin, por ndeshja kaloi e qetë në Prishtinë” – shkroi kjo agjenci e lajmeve ndërkombëtare.

Kjo ishte ndeshja e parë e futbollit për Izraelin që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi dhe lufta e vazhdueshme në Gaza.

Fillimisht ndeshja me Kosovën ishte planifikuar për 15 tetor, por u shty./Lajmi.net/

Next Post

“Dardanët”: Presioni ishte i madh, e merituam fitoren

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.