Saturday, 28. March 2026
Sport

Fishkëllimi i himnit izraelit në “Fadil Vokrri”, qytetarët me mendime pro dhe kontra

GS 13/11/2023 1 Min. Lesezeit

Himni shtetëror i Izraelit është fishkëlluar nga tifozët në ndeshjen kualifikuese Kosovë – Izrael, e zhvilluar të dielën mbrëma, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Kosova triumfoi 1:0 kundër Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Fishkëllimi i himnit izraelit ngjalli jo pak reagime në Kosovë dhe në mediat ndërkombëtare.

Se a bën mirë tifozët kosovarë që bën këtë veprim, qytetarët e pyetur nga lajmi.net dhanë mendimet e tyre.

Disa nga ta ishin “Për”, ndërkohë disa tjerë e konsideruan gabim gjestin e tyre.

Mëposhtë mund ta shikoni videon e plotë./Lajmi.net/

Teilen: