• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fisnik Asllani reagon pasi u përfshi në listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

31/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova do të luajë dy ndeshjet e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, gjatë muajit që po vjen.

“Dardanët” do të jenë përballë Rumanisë (6 shtator) dhe Qipros (9 shtator).

Kështu, gjatë ditës së sotme, selektori Franco Foda ka publikuar listën, pjesë e së cilës është edhe Fisnik Asllani.

Asllani u prezantua si prurje e re e kombëtares së Kosovës qysh në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo në dy grumbullime nuk u ftua shkaku i lëndimit.

Kësaj here, fati i eci me lëndime, dhe 22-vjeçare do të ketë mundësi të debutojë me fanellën e Kosovës, të cilën e kishte veshur që nga fëmijëria.

E, pikërisht me një fanellë të Kosovës, Fisnik Asllani e ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, me një shkrim, ku u shpreh i lumtur për ftesën e marrë.

“Shum krenar te jem i ftuar per her te par per Kombetaren e Kosoves!! Faleminderit te gjithve per perkrahjen!”, shkruan Asllani.

Fisnik Asllani momentalisht është pjesë e Elversberg në Bundesliga 2, aty ku është huazuar nga Hoffenheim.

Sezonin e kaluar, Asllani e kaloi te Austria Vienna, edhe aty si i huazuar.

Next Post

Armando Broja te Evertoni, Ipswich jashtë loje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.