Nuk ka një ditë që në mediat gjermane dhe ndërkombëtare nuk përendet emri i sulmuesit kosovar Fisnik Asllani, dhe të ardhmes së tij.
Kur po i afrohemi verës dhe afatit kalimtar, emri më i përfolur nga futbollistët shqiptarë dhe në Gjermani është ai i 23-vjeçarit, i cili tashmë edhe zyrtarisht është i kërkuar nga top-skuadra gjermane.
Javën e kaluar nga stafi menaxheria i tij, u konfirmua se Barcelona është interesuar për të, që është edhe synimi kryesor i futbollistit të Kosovës, duke qenë skuadra e tij e preferuar që nga fëmijëria.
Në Premier League, Chelsea dhe Totenhami e kanë në listën e dëshirave por pa bërë ndonjë përpjekje të madhe, ndërsa së fundit, është Borussia e Dortmundit që sipas medieve gjermane ka shprehur interesim për të.
Shefi i sportit i verdhezinjve, dikur heroi i skuadrës, Lars Ricken, në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, ka thënë se Dortmundi është në kërkim të një sulmuesi, por refuzoi të përmend emra të lojtarëve.
Rreth 50 milionë euro pritet të jetë shuma e dëmshpërblimit për Asllanin, e vendosur nga klubi i Hoffenheimit, për ekipet që synojnë ta blejnë atë.