“Tani kemi kohë ta shijojmë faktin që kemi fituar Bundesligën, çfarë ndjenje e pabesueshme! Urime lojtarëve për paraqitjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit: e arritët këtë së bashku. E fituat këtë si një skuadër!” Ky ishte urimi i trajnerit Vinsent Kompani pas shpalljes së Bajernit të Mynihut kampion dhe titullit të tij të parë të Bundesligës.
“Gjithashtu një falënderim i madh për të gjithë ata që punojnë pas skenave në këtë klub të mrekullueshëm, veçanërisht në departamentin sportiv. Puna juaj e palodhur është e rëndësishme dhe po jep rezultate. Duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara.
Sezoni nuk ka përfunduar ende, kemi ende shumë për çfarë të gëzohemi. Le ta mbyllim këtë së bashku me forcë! Së fundmi, një falënderim i madh për të gjithë tifozët e Bajernit në mbarë botën për mbështetjen tuaj. Keni qenë të mrekullueshëm.
Për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm: Le të krijojmë së bashku një moment të veçantë të shtunën në ‘Allianz Arena’”! Ndërkohë që presidenti Herbert Hainer tha: “Titulli i kampionit po kthehet në Mynih, te Bajerni.
Ky ishte objektivi i madh për këtë sezon. Urime të përzemërta për skuadrën dhe trajnerin tonë Vinsent Kompani për debutimin e tij të shkëlqyer si kampion, së bashku me stafin e tij teknik. Gjithashtu, urime për gjithë bordin drejtues dhe stafin sportiv, veçanërisht për drejtorët tanë Maks Eberl dhe Kristof Frojnd, të cilët të dy e fitojnë për herë të parë këtë trofe. Ky titull është shpërblimi për një punë të shkëlqyer”.
PANORAMASPORT.AL