Artë Afrikan, që është çmimi më i lartë individual në kontinent. Sulmuesi i Atalantës, siç raporton ‘Gazzetta dello Sport’, komentoi kështu pas ceremonisë së dorëzimit të çmimit:
“Duhet të falënderoj të gjithë presidentët, shokët e skuadrave dhe ekipet e vendeve ku kam luajtur, të cilët më kanë dhënë dashurinë e nevojshme për të arritur majat e futbollit afrikan.
Faleminderit gjithashtu familjes sime, kombit tim dhe të gjithë atyre që më votuan si lojtari më i mirë i kontinentit. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe jam jashtëzakonisht krenar për atë që kam arritur. Dua t’i them të gjithëve, të mëdhenj dhe të vegjël: mos i lini krahët t’ju priten, shndërroni dhimbjen dhe vuajtjen në mundësi dhe vazhdoni të ëndërroni. Faleminderit të gjithëve!”