• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitoi Evropianin me Italinë, mbylljen e karrierës mund ta bëjë në Brazil

15/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është më në qendër të projektit, por luan gjithsesi një rol të rëndësishëm në ekipin e Arsenalit të drejtuar nga Arteta. Jorge Luiz Frello Filho, më i njohur si Jorginho, ka zbritur në fushë në 18 nga 31 ndeshjet sezonale të londinezëve, por vetëm në 10 prej tyre ka qenë titullar (6 në Premier League dhe asnjë në Champions League).

Një status si lojtar dytësor, të cilin mesfushori italian nuk është mësuar ta përjetojë, dhe për këtë arsye ai mund të marrë një vendim për një largim të parakohshëm. Kontrata e ish-lojtarit të Napolit dhe Veronës skadon në qershor dhe nga Brazili po raportohet për një interes të fortë nga Flamengo. Sipas ‘Globoesporte’, ekipi brazilian ka hapur tashmë bisedimet me lojtarin e lindur më 1991, duke i ofruar mundësinë të transferohet menjëherë dhe të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Një ofertë tërheqëse edhe për Arsenalin, që mund të lërë Jorginhon të largohet pa shumë pengje, duke pasur parasysh edhe pagën e konsiderueshme që ai përfiton. I lindur në Imbituba, Jorginho mbërriti shumë i ri në Itali; ishte Verona që investoi për të dhe e prezantoi me futbollin e madh, para se të shkëlqente te Napoli nën drejtimin e Maurizio Sarrit. Me Chelsea-n dhe kombëtaren italiane, ai u bë përfundimisht një ‘yll’, duke ngritur dy trofe të rëndësishëm si Champions League dhe Kampionatin Europian në vitin 2021, madje duke qenë pranë fitimit të Topit të Artë.

Next Post

‘Me Simonin bëmë zgjidhjen optimale’, portieri i Kombëtares u bashkohet katër herë kampionëve të Gjermanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.