Thursday, 23. April 2026
Sport

Fitojnë Galatasaray e Bilbao

GS 22/10/2025 1 Min. Lesezeit

Galatasaray e humbi ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, por më pas fitoi në ndeshjen e vështirë ndaj Liverpoolit.

Të mërkurën mbrëma ka regjistruar tjetër sukses në Champions, në ndeshjen e tretë.

Fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Bodo/Glimtit.  Skuadra e madhe turke fitoi ndaj asaj norvegjeze me dy gola të Victor Osimhenit në pjesën e parë, dhe një të Yunus Akgunit në pjesën e dytë.  Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Athletic Bilbao.

Athletic Bilbao ia shkaktuar Qarabagut humbjen e parë në edicionin aktual të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions, Bilbao fitoi 3:1.

Teilen: