• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitojnë Malisheva dhe Ballkani, ndajnë sërish kreun e renditjes

04/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Malisheva rikthehet te suksesi në Superligën e Kosovës me fitoren 2-1 përballë Llapit. Pas vetëm tetë minutash lojë, Etnik Brruti tentoi portën, por ndërhyri portieri Ilir Avdyli, i cili ia bëri të lehtë golin Valmir Berishës, 1-0.

I njëjti autor realizoi golin e 2-0 pak minuta më vonë, rezultat me të cilin skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte edhe më e luftuar, pasi Llapi gjeti golin e parë në këtë takim me anë të talentit Mërgim Cernaverni në minutën e 68-të.

Llapi në fund të ndeshjes mbeti me 10 futbollistë, pasi Granit Jashari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Deri në fund më gola nuk pati dhe Malisheva mori fitore me rezultat të ngushtë 2-1.

Me këto tre pikë Malisheva rikthehet në krye të kampionatit me 22 pikë sa ka edhe Ballkani, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e gjashtë me 15 pikë.

Ballkani fitoi thellë me rezultat 4-1 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së 12-të.

 Mysafirët morën epërsinë që në minutën e 15-të, kur mbrojtësi i vendasve Armend Halili shënoi në portën e tij.

Nuk vonoi shumë dhe Ballkani menjëherë e gjeti edhe golin e dytë në këtë takim, kësaj radhe me Sunday Adetunjin në minutën e 17-të.

Vendasit arritën që të rihapnin ndeshjen në minutën e 49-të pas rishikimit të pamjeve në VAR, gjyqtari Mervan Bejtullahu dha një penallti.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Suad Sahiti, i cili realizoi për 2-1.

Feronikeli ’74 ishte shumë afër barazimit të rezultatit, por në minutën e 58-të shtylla ishte aleat i Ballkanit.

Për të shuar përfundimisht shpresat e tyre në skenë doli sërish Armend Halili, i cili edhe një herë tjetër realizoi autogol për rezultatin 3-1.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit therandasit e gjetën edhe golin e katërt, kësaj radhe përmes Bernard Karricës.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka rimarrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës me 22 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Malisheva në pozitën e dytë.

Next Post

Inter fitore me “zemër në dorë”, Lautaro afron zikaltrit me Napolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.