Stefano Pioli ka nënshkruar kontratën e jetës në Arabinë Saudite, ku trajneri italian do të përfitojë 12 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme te Al Nasr. Por për të vazhduar të fitojë këto shifra, sigurisht që duhet mbajtur i lumtur ylli i skuadrës, ai që dha bekimin për firmën me trajnerin, Kristiano Ronaldon.
Kështu që edhe në ditët e tij të para si trajner i Al Nasr, Pioli nuk ka harruar që t’i thurë elozhe yllit portugez që do të drejtojë tashmë në kampionatin arab. Ai pa nga afër aftësitë e futbollistit teksa drejtoi skuadrën në fitoren 3-0 ndaj Al Etifaq dhe Ronaldo shënoi një nga golat.
“Mendoj se është më superior se Mesi, ka shënuar më shumë gola se sa ka ndeshje të luajtura’
PANORAMASPORT.AL