• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitore bindëse e Bashkimit

22/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion të ProCredit Superligës.

Prizrenasit fituan ndaj Vëllaznimit me rezultat 72:51 (18:15, 15:3, 21:7, 18:26).

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, duke përfunduar 18:15 për vendasit, të cilët shkëlqyen në periudhën e dytë, derisa mysafirët për dhjetë minuta shënuan vetëm tri pikë.

Portokallezinjtë ishin bindshëm më të mirë edhe në periudhën e tretë, 21:7, ku shifrat pas 30 minutash ishin 54:25. Dhjetë minutat e fundit më shumë ishin formale, me Bashkimin që fitoi në fund 72:51.

Kjo ishte fitorja e parë për Bashkimin në ndeshjen e parë në këtë edicion, derisa Kuqezinjtë kanë një fitore e një humbje.

Te vendasit u dalluan Jayveous Mckinnis me nëntë pikë e shtatë kërcime, Mack Smith me 12 pikë dhe Maliek White me 13 pikë, kurse dy të dalluarit te mysafirët ishin Shizz Alston me 22 pikë dhe Trey Anderson me 16 pikë e pesë kërcime.

Next Post

Arnold i “tremb” tifozët e Liverpoolit me deklaratën e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.